Zbulohet skeleti i fëmijës ‘vampir’, i varrosur me gurë në gojë (Foto)

E publikuar: 15/10/2018 02:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit e Universitetit të Arizonës, kanë bërë një zbulim të pazakontë në një varrezë të lashtë në Teverinay të Italisë.

Trupi i fëmijës që nuk kishte më shumë se dhjetë vjet, është gjetur me një gurë në gojë, ritual që realizohej me ata që konsideroheshin si vampirë dhe kishte frikë se ngjallen sërish, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që gjendet një trup  varrosur në këtë formë, por është hera e parë që bëhet fjalë për një fëmijë. Sipas të gjitha gjasave, ai ishte i sëmurë nga malaria dhe u persekutua si ‘gjakpirës’.

Në ‘La Necropoli dei Bambini’ ku varroseshin fëmijët e vegjël dhe fetuset, është gjetur deri më tani edhe trupi i një vajze trevjeçare, me një gur të lidhur për këmbe – që besohej se e ndalonte të kthehej në jetë.

Projekti hulumtues që ka filluar në atë hapësirë arkeologjike prej vitit 1986, përpiqet të hedhë dritë mbi besimet e lashtë, që konsideroheshin si veprimtari shtrigash. /Telegrafi/