Zbulohet se çfarë u ka thënë Macron, Thaçit e Vuçiqit, prapa dyerve të mbyllura për kufijtë

E publikuar: 30/04/2019 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i think-tankut ESI ( Iniciativa Evropiane për Stabilitet), Gerlad Knaus, ka folur rreth samitit të djeshëm në Berlin.

Ai thotë e prapa dyerve të mbyllura, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka treguar se është në një linjë me kancelaren Merkel sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Knaus thotë se Makron ua ka bërë të qartë liderëve të Ballkanit, se nuk duhet të ketë kufij në linja etnike, dhe se në Ballkanin Perëndimor duhet ruajtur multietniciteti.

“Mesazh i fortë në darkën prapa dyerve të mbyllura nga presidenti Makron për liderët e Ballkanit në Berlin: Nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në baza etnike. Multietniticeti duhet të ruhet në Ballkan. Gjë shumë e mirë. Kjo e bën takimin të vlefshëm”, ka shkruar Knaus, raporton Gazeta Express.

Para se të fillonte samiti i Berlinit, është thënë që Merkel do të provojë që të bind edhe Macronin që të jetë në një linjë për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi që mendohej që në Francë ekzistonte një llojë simpatie për një ide të tillë, pas një lobimi që kishte bërë Bernard Kouchner.

Kundër një ideje të tillë për korrigjim të kufijve, është pothuajse edhe i gjithë Bundestagu gjerman.

Një deputet i CDU-së, Michael Brand, ka drejtuar kritika të ashpëra në drjetim të Federica Mogherinit dhe Johanes Hahnit, për mbështetjen që i kanë dhënë një ideje të tillë.

Sipas tij ata që nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve, mbajnë përgjegjësi automatikisht nëse nxitet një luftë e re në Ballkan./GazetaExpress/