Ymeri: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend për Astritin

E publikuar: 08/11/2016 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, në mbledhjen komemorative ka folur rreth vdekjes së aktivistit të kësaj Lëvizjeje, Astrit Deharit.

Ai tha se më 29 gusht Astriti u arrestua në një aksion terrorizues pa prova dhe pa fakte.

“Policia dhe prokuroria mashtroi dhe gënjeu të gjithë”, thotë Ymeri. Ymeri u zotua se do ta sjellë drejtësinë në vend dhe rrethanat e vdekjes së Deharit do të vihen në dritë.

“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend për Astritin dhe për gjithë këtë shtet”, tha Ymeri.