Xixëllonja që përpiu, ia ndriçoi bretkosës tërë trupin (Video)

E publikuar: 06/07/2018 03:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bretkosa që përpiu një xixëllonjë, i befasoi të pranishmit në Nashville të Shteteve të Bashkuara, kur nisi t’i ndriçohej tërë trupi.

Sipas ekspertëve, ky është një fenomen i rrallë i njohur që njihet si bio-ndriçim, pasi besohet se insekti me veti shndritëse nuk ishte më i gjallë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kalciumi që ra në kontakt me oksigjenin dhe luciferin, ka bërë që të krijohet efekti i dritës brenda sistemit tretës të bretkosës. Derisa lëkura e hollë, lejonte që gjithçka të shihej përjashta.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është bërë shpejtë virale, për faktin befasues, si si mund të ndriçojë trupi i një krijese të tillë ujë-tokësore. /Telegrafi/