Xhaka, gjithnjë e më pranë Fiorentinës

E publikuar: 26/06/2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda pak ditësh është kthyer në kryefjalë.

Emri i mesfushorit 24-vjecar, Taulant Xhaka spikat në vitrinën e merkatos italiane që pas zyrtarizimit të Paolo Sousas në stolin e Fiorentinës, që mesa duket e ka kthyer atë në objektiv parësor të përforcimeve për grupin që do të drejtojë. Sic raporton dhe e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, tashmë transferimi i Xhakës është thuajse i prekshëm sepse orët e fundit klubi vjollcë ka nisur tratativat e përshpejtuara me ekipin e Baselit për të arritur një marrëveshje.

Gjithsesi, nëse akordi do të arrihet ai do të jetë për një shifër më të ulët se sa 4 milionë Eurot që kërkojnë aktualisht kampionët e Zvicrës për kartonin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, me të cilën ai numëron katër ndeshje dhe të gjitha për eliminatoret e Euro 2016. Ndërkohë që me klubin nga Sant Jacob Park Xhaka u aktivizua në plot 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me një gol të shënuar në takimin kundër Thun. Mund të thuhet se në sezonin 2014-2015 pati një përformancë të shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në Champions League ku u aktivizua në 7 ndeshje si titullar me minuta të plota. Ndërkohë që portugezi Sousa e konsideron atë si një “xhol” falë aftësisë së legjionarit për t’u përshatur në cdo pozicion si në mesfshushë ashtu edhe në mbrojtje.