WhatsApp sjell funksionin e shumëpritur të sigurisë

E publikuar: 04/02/2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksesi në WhatsApp për iOS së shpejti do të mbrohet nga siguri biometrike.

Në varësi të modelit të iPhone përdoruesit do të kenë opsionin për të siguruar aplikacionin me Touch ID dhe Face ID.

Funksioni u bë i disponueshëm në versionin 2.19.20 të WhatsApp dhe aktivizohet nga menuja e privatësisë.

Edhe pse nuk mund të siguroni mesazhet në biseda veçmas por të paktën mund të mbroni në tërësi edhe nëse telefoni është pa kod.

Nëse dëshironi të siguroni plotësisht aplikacionin duhet fikni gjithashtu njoftimet që vijnë si rezultat i mesazheve.

Nëse keni njoftimet e aktivizuara do të mund të shikoni dhe replikoni mesazhet edhe pse keni Face ID dhe Touch ID e aktivizuar për WhatsApp.

Gjithashtu mund të përgjigjeni thirrjeve edhe pa pasur nevojë të zhbllokoni aplikacionin. Aktualisht funksioni ofrohet vetëm për versionin iOS. /PCWorld Albanian