Vulin kërkon ndalimin e “zgjerimit të Shqipërisë së madhe”

E publikuar: 10/01/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova nuk kufizohet me Shqipërinë, por Serbia.

Të paktën kështu mendon mistri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili tërthorazi sërish ka folur për “aneksimin e Kosovës” nga Shqipëria për t’u krijuar kështu, sipas tij, Shqipëria e madhe, transmeton Koha.net.

Duke folur rreth kësaj, Vulin asnjëherë s’ e ka përmendur Kosovën, por vetëm opsesionin e tij: Shqipërinë e madhe.

“Heqja e kufijve ndërmjet Serbisë e Shqipërisë është përpjekje për aneksim. Është e pabesueshme që diçka e tillë tashmë po bëhet dhe kjo nuk është një gjë që s’e presim nga Shqipëria, Edi Rama dhe Haradinaj”, ka thënë Vulin duke aluduar në krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Kosovë – Shqipëri e që në Beograd po shikohet si heqje kufijsh ndërmjet dy vendeve.

Ai ankohet se “për gjithë këtë po hesht e gjithë bota, ajo po bëhet se asgjë nuk ka ndodhur. Rama nuk paska thënë se do t’i heqë kufijtë ndërmjet kufijve? Ai po i heq kufijtë ndërmjet shqiptarëve. Ka thënë se do t’i hapë kufijtë ndërmjet Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, atje ku jetojnë shqiptarët i. Ai po e krijon Shqipërinë e madhe”, citon “blic” të ketë thënë Vulin.

“Ata po e krijojnë Shqipërinë e madhe. Ne duhet t’i kundërvihemi. Duhet që sa më parë të kemi kufi të fuqishëm e të mbrojtur në mënyrë që Shqipëria e madhe të pushojë së zgjeruari. Më interesantja është ajo që Brukseli e NATO po heshtin, ata këtë e kanë dashur dhe përkrahur. Shqiptarët këtë kurrë këtë nuk do ta kishin bërë pa ta”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ekipi i dialogut për negociata me Beogradin po përgatitet në Tiranë e sa herë kanë thënë se “serbët në Kosovë duhet të zhvillojnë politikë të pavarur, Beogradi të mos përzihet”.

Tirana a po përzihet?” , është pyetur Vulin.