Vuk Drashkoviq: Nuk shkohet në Bruksel nëpërmes të Moskës

E publikuar: 04/09/2019 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe dhe ish shefi i diplomacisë së RFJ Vuk Drashkoviq ka kritikuar në një tekst autorial në gazetën serbe “Danas” qëllimin e pushtetit serb që Serbia t’i bashkohet Bashkimit Evroaziatik.
Vuk Drashkoviq: Nuk shkohet në Bruksel nëpërmes të Moskës
Ai përkujton se nga rënia e Sllobodan Millosheviqit, qëllimi programor i të gjitha qeverive të Serbisë ka qenë anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian dhe pyet “deri ku kemi arritur”.

“Gjithnjë duke pretenduar se po udhëtojmë kah Brukseli, kemi udhëtuar në drejtim të kundërt. BE është larg, ndërsa në Bashkimin Evroaziatik do të hyjmë në tetor. Thonë, ky është sukses sepse në tregun e Bashkimit Evroaziatik jetojnë 180 milionë njerëz”, shkruan Drashkoviq dhe përsëri pyet se a është ashtu.

Ai më pas i përmendë numrat të cilat thonë se Serbia eksporton më shumë në Bosnje dhe Hercegovinë sesa në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan dhe Armeni së bashku, e ata e përbëjnë Bashkimin Evroaziatik, dhe atyre e shton edhe Kinën.

“Vendet e BE kanë dhënë donacione, i kanë dhuruar Serbisë më shumë se tre miliardë euro, ndërsa SHBA një miliard. Populli në Serbi këtë nuk e di. I besojnë medieve – se nga Perëndimi vijnë vetëm kërcënimet dhe shantazhet, ndërsa Rusia dhe Kina janë dhurues dhe bamirës, edhe pse dhuratë nga ata nuk ka”, pretendon Drashkoviq dhe shton, në mes tjerash, se Serbia me këtë rrezikon të mbetet pa miliarda euro donacione, subvencione dhe ndihma të pakthyeshme nga fondet e para hyrjes në BE.

Rrezikohet edhe përçarje civilizuese me qytetarët e Serbisë të cilët jetojnë në Perëndim, e të cilët janë vetëm në BE afër dy milionë, pretendon Drashkoviq./Insajderi.com.