Vuçiq: Do të marr pjesë në ndeshje pasi të shoh kush do jetë i pranishëm

E publikuar: 06/10/2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se do të marrë pjesë në ndeshjen Shqipëri- Serbi vetëm kur të shohë se kush do të jetë i pranishëm në stadium.

Në një reagim të tij ditën e sotme ai tha se po pret nga homologu shqiptar Edi Rama, ta informojë se kush do të jetë pjesëmarrës.

“Unë nuk e kam vendosur nëse do të shkoj, sepse po pres të shoh se kush do të jetë. Unë po pres të marr informacion nga zyra e Edi Ramës, e më pas do të marr një vendim”, tha ai. Vuçiç ka informuar se do të takojë në mbrëmje lojtarët e skuadrës serbe, para se të largohen për në Shqipëri./Top Channel