Vritet në Kanada djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar (FOTO)

E publikuar: 29/10/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja është ndarë nga jeta të premten në një ngjarje të rëndë që ndodhi në Kanada.
Djali 15-vjeçar i aktorit, Denisi, u vra në afërsi të një stacioni treni në qendrën e qytetit Scarborough.

Dy grupe të rinjsh poshtë të 18-ave, u përleshën pranë stacionit. Si pasojë e grindjes, djaloshi shqiptar ndërroi jetë pas plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Sipas mediave të huaja, ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por e pati të pamundur të mbijetojë dhe ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Sipas policisë të pranishëm në stacionin ku ndodhi përleshja, ishin rreth 50 deri në 100 persona. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vdekjen e 15-vjeçarit shqiptar.

Shkelqim Daja ka interpretuar në filma gjatë viteve ’80, ku një ndër rolet e ka pasur në “Zambakët e Bardhë”. /Gazeta Express/

“Ne bregdetin e bukur te Lukoves, ne shtator 1979, nje pjese e kursit te aktrimit, ku benim aksionin por edhe pak plazh”, shkruan vete aktori Daja duke pershkruar foton e mesipermes te cilen e ka shperndare me heret ne rrjetin social Facebook.