Vrasje me armë zjarri në kryeqytet (FOTO)

E publikuar: 01/05/2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së te dielës në kryeqytet, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stërmasi”,ku shtetasi Elton Çiço, u qëllua me armë zjarri brenda një lokali nga persona të panjohur.

Viktima mbeti i plagosur, ndërsa u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj ende nuk dihen.

/ Top Channel