Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, protestuesit zhvendosen tek Kryeministria

E publikuar: 09/12/2020 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është tensionuar situata në protestën e organizuar në rrjetet sociale për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia shqiptare.

Pasi u përplasën me kordonin e Policisë përpara Ministrisë së Brendshme, protestuesit u zhvendosën tek Kryeministria.

Një pjesë e të pranishmëve kanë hipur në shkallët e Kryeministrisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të saj.

Më herët, protestuesit ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë./A2