Vonesa në katër linja hekurudhore të Londrës, shkaku i një telefoni të rënë në hekurudhë (Video)

E publikuar: 19/01/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pasagjere ka shkaktuar kaos në Londër mbrëmë duke shkaktuar vonesën e katër linjave kryesore hekurudhore, pasi kishte shkuar për të marrë telefonin e rënë në hekurudhë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy linja u pezulluan ose kishin vonesa të mëdha që shkaktuan sakrificë për londinezët në orën e pikut.

Përdoruesit e mediave sociale thonë se ajo dhe një tjetër grua po debatonin me stafin e stacionit.

Gruaja u arrestua nën Aktin e Shëndetit Mendor dhe u dërgua në një ‘hapësirë të sigurt’.