Vogëlushja nuk bëri kompromis për ushqim, as me një zog (Video)

E publikuar: 26/02/2018 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet që po bëjnë xhiro në internet, e tregojnë një vogëlushe të paemëruar, që nuk lejon askënd t’ia merr ushqimin – as edhe një zog.

Derisa ishte në prehrin e nënës dhe hante grisini, shpeza erdhi dhe deshi ta hante, por u ndalua keq, transmeton Telegrafi.

Fëmija e kapi atë dhe ia dredhoi qafën, duke ia marrë dhunshëm nga sqepi.

“Kështu duhet të bëhem edhe unë, kur dikush ma prekë ushqimin”, si dhe “ka shkathtësi të frikshme, mund ta lëndojë dikë në të ardhmen”, ishin dy nga komentet e shumta.

Prej se u postua në imgur, filmimi është parë më se 100 mijë herë brenda një dite, duke grumbulluar edhe pëlqime të shumta. /Telegrafi/