Vlorë, ndalohet gomonia me drogë, u ndoq për 1 orë

E publikuar: 26/02/2017 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gomone, e cila dyshohet se po transportonte lëndë narkotike, është ndaluar pas një orë ndjekjeje nga policia e Vlorës.

Nga raportimet paraprake mësohet se gomonia është ndaluar në afërsi të Zvërnecit dhe afro 4 km nga ky vend u gjet edhe një sasi e konsiderueshme droge.

Nga hetimet e para, policia bën të ditur se ka dyshime se në gomone ndodheshin dy persona, të cilët duke përfituar edhe nga errësira i kanë shpëtuar bluve të qytetit bregdetar.