Visar Ymeri nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

E publikuar: 19/01/2018 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i VV’së Visar Ymeri nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një partie të re. Ymeri këtë muaj u dorëhoq nga kjo kjo pozitë. Ndërkohë thotë se vazhdon të jetë deputet i Grupit Parlamentar të VV’së.
Mospajtime të thella ka në Lëvizjen Vetëvendosje thotë Visar Ymeri. Sipas tij numri i të pa kënaqurve në këtë parti është i madh. Deri tani thotë se nuk është biseduar për krijimin e një partie të re, por një mundësi të tillë ai nuk e ka mohuar.

“Ka një grup të anëtarëve të pakënaqur, por nuk është diskutuar si opsion dhe natyrisht do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecim përpara. Por nuk e përjashtoi si mundësi, ashtu siç nuk e përjashtoi mundësinë e qëndrimit në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Ymeri për rtv21.

Alternativa SocialDemokrate, kështu u raportua se do të quhet partia me e re në skenën politike, të cilën besohet se do ta udhëheqë Visar Ymeri.

Ndërkohë Ymeri është i bindur se Kurti pas të dielës do të jetë kryetar i VV’së.

Ai nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në votimin ku kandidat i vetëm është ish-kandidati i VV’së për kryeministër.

Deri tani në Lëvizjen Vetëvendosje, nga postet e larta drejtuese, kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike duke përfshirë nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik.

Zyrtarët e mbetur në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, më herët kanë mohuar se ka përçarje dhe fraksione brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato vetëm si mospajtime.

Publikisht gjithçka nisi kur Aida Dërguti e quajti mut, liderin shpirtëror të VV’së Albin Kurtin./express/