Vezë kryeministrit, prokuroria kërkon dënimin e studentëve

E publikuar: 27/02/2017 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me punë në interes publik për 8 studentët të cilët u proceduan pasi hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi në Fakulktetin e Shekncave Socilae në nëntor të vitit 2015.

Në konkluzionet përfundimtare, prokurori Julian Zonja kërkoi shpalljen fajtorë të studentëve për akzuat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë”.

Por si masë dënimi kërkoi atë të punës në interes të publikut, duke shmangur në këtë mënyrë dënimet me burgim apo me gjobë.

Pas pretencës, studentët e pandehur dhe përkrahësit e tyre u shprehën se nuk ishin dakord me këtë masë dënimi dhe se në seancën e radhës do t’i këkrojnë gjykatës pafajësi.

“Nuk jemi dakord me kërkesën e prokurorisë për dënimin tonë. Në seancën e radhës do të kërkojmë pafajësi nëpërmjet avokatit tonë”, tha njëri prej tyre/T.Ch/