Veseli: Një datë, tri rënie e një qëllim

E publikuar: 06/05/2019 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorët në përvjetorin e rënies.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar Luan Haradinajn në 22 vjetorin e rënies, Artim Jasharin në 21 vjetorin e rënies ndërsa Fehmi Aganin në 20 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Veseli përmes një postimi në Facebook, për të tretë ka shkruar se kanë rënë në një datë por kanë një qëllim, lirinë e Kosovës.

“Luan Haradinaj, Fehmi Agani, Artim Jashari. Një datë, tri rënie, një qëllim: Liria e Kosovës!”, ka shkruar Veseli.