Veseli: Në Dekadën e Re, rinia e ka në dorë fatin e vendit!

E publikuar: 07/07/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.
“Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion. Dekada e re është potenciali i të rinjëve, – forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha lideri i PDK-së para qindra delegatëve të Rinisë Demokratike në Konventën e gjashtë që u mbajt në Prishtinë.

Fjalimi i plotë i kryetarit Kadri Veseli:

Të nderuar delegatë në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Të nderuar të rinj e të reja që sot merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe për rininë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Më lejoni,

– që në këtë ditë solemne për ju,

– për Partinë Demokratike të Kosovës,

– dhe për të gjithë të rinjët e të rejat e Kosovës,

– në emër të Partisë Demokratike të Kosovës,

– të ju përgëzoj për angazhimin që keni bërë gjatë gjithë procesit zgjedhor në Rininë Demokratike.

Nuk është mburrje kjo që do të them.

Është fakt objektiv:

Na keni treguar neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se me plot meritë e mbani këtë emër: Rinia Demokratike e Kosovës.

Keni qenë shembull i pashoq i një procesi të pastër demokratik, të hapur, transparent, garues, gjithëpërfshirës dhe përfaqësues, mbi të gjitha.

si askush tjetër, keni dëshmuar që e meritoni të jeni zëri i të rinjëve të Kosovës,

Ashtu siç ka qenë gjithmonë Rinia Demokratike e Kosovës. Ashtu siç është vetë Partia Demokratike e Kosovës,- zëri ma autentik i qytetarëve të Kosovës.

Pjesëmarrja masive e të rinjëve në këtë proces zgjedhor ka dëshmuar fuqishëm se të rinjët e Kosovës:

– I besojnë Partisë Demokratike të Kosovës,

– I besojnë vizionit të saj për vendin dhe duan të jenë pjesë e tij

– I besojnë vizionit për rininë që ka Partia Demokratike e Kosovës dhe duan ta begatojnë edhe më shumë këtë vizion.

– I besojnë Platformës tonë të përbashkët për Dekadën e Re.

Dikush, që sot nuk është ende në rradhët tona, me të drejtë mund të pyes: po çfarë është Dekada e Re?

Mbi të gjitha dhe parasegjithash :

Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.

Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion.

Dekada e re është potenciali i të rinjëve, – forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës.

– Të nderuar delegatë në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.

– Të nderuar të rinj e të reja, që sot merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe për rininë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

I gjithë procesi zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës, dhe sot kurorëzimi i tij me këtë konventë madhëshore, na dëshmon se sa mbarë ka filluar Dekada e Re, e, sa të sigurtë e kemi rrugën përpara si shtet e shoqëri.

Nuk ka forcë që mund ta ndalojë një vend kur fatin e tij e marrin në duar të rinjët.

E gjithë historia jonë kombëtare e dëshmon këtë. E dëshmon e tashmja dhe do ta dëshmoj edhe e ardhmja.

Ky është një ligj madhështor i vetë jetës njerëzore. Kosova sot i beson vetes, sepse u beson të rinjëve të saj.