Veseli: Institucionet duhet pastruar nga abuzuesit

28.03.2019 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Institucionet duhet pastruar nga abuzuesit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar masa drastike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përmbyllje të projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga forcat italiane Carabinieri që kanë mbështetur Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dukurive negative, Veseli tha se Kosova ka shënuar progres, por do të vazhdojë edhe më fuqishëm të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai tha se në secilën matje të opinionit publik rezulton se qytetarët e Kosovës ndjehen thellësisht të brengosur me korrupsionin, nepotizmin dhe klientelizmin në institucionet publike ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të veprohet kundër këtyre dukurive negative.

Kryeparlamentari po ashtu deklaroi se institucionet e shtetit duhet të pastrohen nga abuzuesit.

“Hajnat e kanë vendin në bankën e të akuzuarve, e jo në shtet. Individët me përgjegjësi zyrtare që në vend të luftimit të krimit të organizuar kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me të, ju them se nuk do të mund të vazhdojë më tutje. Do t’i ndalim – kushdo qofshin ata, pavarësisht përkatësive partiake apo etnike”.

Kreu i Kuvendit shtoi se qytetarët e këtij vendi nuk kanë luftuar për të krijuar një shtet që në mënyrë të paligjshme favorizon disa duke zvogëluar shanset për të tjerët.

“Ne kemi zgjedhur të jetojmë në ekonominë e lirë të tregut dhe kjo nënkupton krijimin e një elite ekonomike, por kjo elitë duhet të zhvillohet nga sipërmarrja e ligjshme dhe prodhimi i sektorit privat, e jo përmes zhvatjes së pasurisë publike, familjarizimit të posteve publike dhe keqpërdorimit të tyre”.

“Duhet ta themi haptas: të korruptuarit janë aleatë në pasoja me Serbinë. Pse e them këtë? Dhe çka do të thotë ‘aleatë në pasoja’? Nëse Serbia po përpiqet me të gjitha mjetet të dëmtojë shtetësinë e Kosovës në planin ndërkombëtar, mentaliteti korruptiv është duke e dëmtuar integritetin e brendshëm të shtetit të Kosovës”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani