Vërshimet që e përfshinë qytetin, i shfrytëzoi të bënte sërf nëpër rrugë (Video)

E publikuar: 09/12/2018 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lukas Soelber është parë teksa bënte sërf, në qytetin e tij që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Dërrasën ia tërhiqte një furgon, nëpër rrugën e vërshuar nga uji, pas stuhive të zgjatën disa ditë, transmeton Telegrafi.

“Vozita së bashku me babanë në atë rrugë dhe kur arritëm në shtëpi, kërkova të kthehem dhe të bëj sërf” ka thënë Soelber.

Ngjarja i ka bërë të qeshur të pranishmit, të cilët po mundoheshin të largonin uji prej shtëpive dhe lokaleve që ndodheshin në atë zonë. /Telegrafi/