Veliu: Do të investojmë në Llap për një arsim më cilësor

30.09.2017 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veliu: Do të investojmë në Llap për një arsim më cilësor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka takuar sot mësimdhënësit dhe punëtorët arsimorë të Podujevës dhe ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë.

Veliu ka falënderuar punëtorët arsimorë, veçanërisht veteranët e arsimit llapjan, për kontributin e tyre të çmuar në edukimin e brezave.

“Krijimi i kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie do të jetë fokusi ynë kryesor gjatë mandatit të ri qeverisës. Objektet e ndërtuara gjatë këtij mandati, ato që janë duke ndërtuar dhe planifikimet për 4-jeçarin e ardhshëm do të mundësojnë zhvillimin e procesit edukativo-arsimor sipas standardeve”, tha kryetari Veliu.

Kryetari i Komunës së Podujevës premtoi se do gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës do të vazhdojë me pajisjen e shkollave me kabinete e laboratorë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë në mësim.

Ai ka vizituar sot edhe Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Podujevë, duke konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ndërtuar ndër vite me këtë institucion.

“KBI dhe imamët llapjanë kanë respektin tim maksimal për angazhimin e tyre të madh në ruajtjen e vendit tonë nga ndikimet e dëmshme ekstremiste dhe radikale, të shtrira në disa vende, por edhe në vendin tonë, duke u infiltruar nën petkun fetar”, tha Veliu, duke falënderuar udhëheqjen e KBI-së në Podujevë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm ndër vite për kultivimin e islamit tradicional.

Kreu aktual i Komunës, Agim Veliu, në orët e pasdites ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e fshatit Metehi, ku ka prezantuar projektet e realizuara gjatë këtij mandati qeverisës dhe ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Gjithmonë është kënaqësi pjesëmarrja në takimet elektorale në fshatin Metehi, sepse ky fshat vazhdon të mbetet bastion i LDK-së në Llap”, tha Veliu.

Veliu premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës në këtë fshat do të ndërtohet shkolla e re, ndërsa do të punohet në ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit publik.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


E bënë Shqipëria: Shërbime shëndetësore falas për të moshuarit

E bënë Shqipëria: Shërbime shëndetësore falas për të moshuarit

Inspektorati Policor shënon 12-vjetorin e themelimit

Inspektorati Policor shënon 12-vjetorin e themelimit

Merkel shmang rënien e Qeverisë

Merkel shmang rënien e Qeverisë

Ministri Tahiri dhe EULEX: Gjykimet e reja penale do të kryhen nga vendorët

Ministri Tahiri dhe EULEX: Gjykimet e reja penale do të kryhen nga vendorët

Ministri Gashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës

Ministri Gashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës

Thaçi dekoroi Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Thaçi dekoroi Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Raporti i UNDP: Bie kënaqshmëria në institucione, rritet gatishmëria për të protestuar

Raporti i UNDP: Bie kënaqshmëria në institucione, rritet gatishmëria për të protestuar

“Ushtarët serbë në FSK marrin pension nga Beogradi”

“Ushtarët serbë në FSK marrin pension nga Beogradi”

Një tjetër lajm i mire nga Ministria e Shendetësisë

Një tjetër lajm i mire nga Ministria e Shendetësisë

Itali: Arrestohen 9 shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, pjesë e grupit mafioz “Nuovo UÇK”

Itali: Arrestohen 9 shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, pjesë e grupit mafioz “Nuovo UÇK”

Haradinaj: Raporte më të mira kemi me Kinën sesa me Bosnjën

Haradinaj: Raporte më të mira kemi me Kinën sesa me Bosnjën

Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së