Vdes një 50-vjeçar në Ferizaj, u lëndua në vendin e punës

E publikuar: 10/12/2020 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur një punëtor në qytetin e Ferizajt.

Një 50-vjeçar nga Ferizaj, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti ishte lënduar rëndë në vendin e punës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna e Ferizajt në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.