Valverde: Rikthimi i Neymarit i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë

E publikuar: 20/10/2018 04:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka pranuar se rikthimi i Neymarit në Barcelonë nga PSG është vështirë të ndodhë, por refuzoi të hedhë poshtë një gjë të tillë plotësisht.

Neymar u largua nga Barcelona për 222 milionë euro pasi PSG e aktivizoi klauzolën duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohëve.

Ylli brazilian vazhdimisht ka shkëlqyer që prej transferimit, duke shënuar 27 gola dhe 16 asistime në 28 ndeshje në Ligue 1 edhe pse ai ka vuajtur të përshtatet në kryeqytetin francez.

Spekulimet e fundit sugjeruan se Neymari po bëhet gati për një rikthim te Barcelona, por Valverde nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Në secilën kohë të sezonit është mirë të mendohet për këto gjëra, por Neymar luan për ekip tjetër. Të gjitha janë spekulime”.

“Nuk është as periudhë e trnasferimeve, kështu që nuk mund të flasim për një lojtar të një ekipi tjetër”.

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll, por është e vështirë, nuk mund të ndodhë. Nuk e di. Të shohim” deklaroi Valverde.

Barcelona të shtunën përballet ndaj Sevillas që kryeson tabelën në La Liga. /Telegrafi/