Valltarët profesionistë me rutinë speciale në ditën e dasmës së tyre (Video)

E publikuar: 18/09/2018 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janelle Ginestra dhe William Adams që zhvilluan ceremoninë martesore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, mahnitën të gjithë me rutinën speciale të vallëzimit.

Nusja 29-vjeçare ka filluar me lëvizje energjike, ndërsa dhëndri një vit më i vjetër, fillimisht qëndronte më indiferent, transmeton Telegrafi.

Por, jo për shumë gjatë, pasi me ndryshimin e muzikës, u aktivizua edhe ai. Bashkë me të porsamartuarit, në pistën e vallëzimin u përshirë edhe shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit.

Lëvizjet e tyre të ushtruara mirë, ishin njëherësh edhe historia e lidhjes së tyre, prej se u njoftuan më 2009, deri në fejesën modeste gjatë majit të vitit të kaluar. /Telegrafi/