Valixhja me e rëndë se pesha e lejuar? Ky pasagjer ka gjetur zgjidhjen për të “mashtruar” punëtorët e aeroportit! (Foto)

E publikuar: 19/03/2019 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zakonisht gjatë udhëtimeve tona me aeroplan, një nga problemet që na paraqitet është ai kur punëtorët në aeroport na thonë se bagazhi ynë nuk duhet të kalojë peshën e lejuar, e cila në shumicën e rasteve arrin në 25 kilogramë.

Kështu, sidomos kur udhëtojmë gjatë dimrit dhe planifikojmë të qëndrojmë diku për një kohë të gjatë, ky problem bëhet edhe më i zakonshëm.

Por, një udhëtar pretendon se ka gjetur zgjidhjen për të “mashtruar” punëtorët e aeroportit, përcjell Telegrafi.

Përmes një fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si ai, derisa e la valixhen në peshore, e mbante paksa me këmbën e tij lartë.

Kjo ngjarje nuk u ka ikur të pranishmëve të cilët e kanë fotografuar menjëherë. /Telegrafi/