Vajza që rrotullon muskujt e barkut në formë të pazakontë, pamjet bëhen virale (Video)

E publikuar: 15/02/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza që rrotullon barkun në formë të pazakontë, pamjet bëhen virale (Video)

Një vajzë e pasionuar pas fitnesit ka realizuar një video me të cilën ka lënë të gjithë gojëhapur, ajo arrin t’i lëviz muskujt e barkut në atë formë, sa që krijohet përshtypja se ajo ka futur diçka brenda.

Videoja është filmuar në Shtetet e Bashkuara, ku shihet një vajzë e re duke qëndruar para objektivit të kamerës e veshur me bikini, ku vërehen linjat e saj të tonifikuara, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen, është aftësia e saj për ta “rrotulluar” barkun në atë mënyrë sa që deri më sot nuk ka arritur askush ta bëjë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale dhe deri më tani kanë marrë mijëra komente dhe pëlqime. Megjithatë, nuk është zbuluar identiteti i vajzës e cila mund të thuhet lirisht se ka një aftësi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/