Ushtrimi për gjunjë i cili bën mrekulli! (Video)

E publikuar: 12/10/2017 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët këshillojnë që sa më shumë të lëvizni dhe të shmangni që e vetmja pozitë gjatë ditës të jetë qëndrimi ulur.

Problemet me dhembjen e gjunjëve janë të shpeshta edhe te të rinjtë edhe te të moshuarit.

Shkaktarët janë të ndryshëm: kilogramët e tepërt, lëvizja e dobët, qëndrimi i vazhdueshëm ulur, mosha.

Nyjave u duhet lëvizja, prandaj ju këshillojmë të shikoni këtë video dhe t’i krijoni vetes shprehinë që ushtrimet për gjunjë t’i praktikoni çdo mëngjes, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet është pak vendosmëri dhe vullnet në mënyrë që të lëvizni, ndërkaq me kalimin e kohës dhembjet do të zhduken dhe çdo gjë do të kthehet në vend të vetin.

Mirëpo, nëse shkaku kryesor të dhimbjeve është mosha, me këto ushtrime vetëm mund të zvogëloni dhembjen, por jo edhe ta eliminoni Shikojeni videon dhe provoni edhe ju.

/Telegrafi/