Ushtria e Kosovës krahë për krahë me ushtritë më të fuqishme në ushtrimin “Albanian Effort 19”

E publikuar: 09/09/2019 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kontigjent i Batalionit të Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit ,”Albanian Effort1 9”, i cili po realizohet në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë ushtrim Ushtria e Kosovës është krah për krah me ushtritë e botës, ku po marrin pjesë edhe:

Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Forca e Sigurisë në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.