USAID-i: “MENAKONI” – biznes serioz në treg

14.03.2015 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
USAID-i: “MENAKONI” – biznes serioz në treg

USAID-i dhe Shtëpia e Modës “Menakon” nga Gjilani, të mërkurën patën një takim për një partneritet që rrit stimulimin e punësimit në tregun vendor të Kosovës…

Shtëpia e modës dhe kreacionit më serioz në Kosovë dhe rajon, “Menakon”, me seli në Gjilan, në një tubim të përbashkët në selinë e biznesit të saj, kanë nënshkruar partneritet bashkëpunimi, e që USAID-i, me z. Dejvid King, drejtor për përkrahje të sektorit privat “Empover”, ka marrë përsipër financimin e shkollimit të një numri të konsiderueshëm të nxënëseve, të cilat pas mbarimit të shkollimit do të punojnë në “Menakoni”, në këtë shtëpi të madhe të modës.
Nadire Zymberi, kreatorja e Shtëpisë së Modës “Menakon”, në Gjilan, ka thënë se “USAID-i ka besim të plotë në ne, pra në “Menakon” dhe se ky partneritet vetëm sa ka filluar.
Në prani të shtëpive simotra të modës: “Qëndresa”, “Buna”,”Atele”Lejla “Libeal”, “Lenti”, “Fashion” dhe “Ilirida”, si dhe të shumë mysafirëve të pranishëm në këtë takim të përbashkët USAID-MENAKON, zonja Zymberi, veç të tjerash, shtoi:
“Me këtë marrëveshje të arritur fillon një rrugë e re e aftësimit të brezit të ri, për perspektivë tregu të punës në Kosovë”.

Vijueset e shkollimit financohen nga USAID-i
Shtëpia e Modës “Menakon”, me pronar Metush Zymberin, ideator i saj, është themeluar më 1992 dhe ka aftësuar shumë vijues të këtij profili në Kosovë. Aktualisht, “Menakoni” ka shumë punëtorë dhe pritet të zgjerohet edhe me të tjerë. Pra, do të zgjerohet me vijuesit që do të aftësohen nga “Menakoni”.
Dejvid King, drejtor i projektit “Empover”, në këtë tubim shumë të rëndësishëm partneriteti kontraktues, tha se “USAID-i ka fituar besim të plotë në Shtëpinë e Modës “Menakon”, sepse është shtëpi serioze e modës, e që ka funksionuar dhe është dëshmuar edhe në kohë të vështira. Andaj, bashkëpunimi ynë me këtë shtëpi të madhe të modës edhe është mjaft i qëlluar”.

Investimi në “Menakon” – në interes të brezit të ri
Në emër të nxënëseve që do e vijojnë mësimin në këtë shtëpi të madhe mode, foli Vildane Ismaili, e cila tha se “Investimi në “Menakon” është investim në interes të brezit të ri”.
Dhe, për gjithë këto fjalë të mira për Shtëpinë e Modës “Menakon”, e që u thanë në këtë tubim shumë të rëndësishëm, u bindëm edhe vetë, meqë pas përfundimit të këtij tubimi vizituam lokalet e kësaj shtëpie të madhe të modës, e që çdo kreacion i kësaj shtëpie ishte me vlerë si askund tjetër dhe në hap me kohën…

_MG_9299

_MG_9329

_MG_9417

_MG_9447

_MG_9452

_MG_9523

_MG_9530

_MG_9584

_MG_9595

_MG_9632

/Kosovarja/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bordi i përkohshëm i KEK-ut i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

Bordi i përkohshëm i KEK-ut i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Inspektorati kërkon që edhe Thaçi të kthehet në detyrë, pas shkarkimit nga bordi që e emëroi Kurti

Inspektorati kërkon që edhe Thaçi të kthehet në detyrë, pas shkarkimit nga bordi që e emëroi Kurti

Përfaqësuesit e biznesit: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin vetën

Përfaqësuesit e biznesit: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin vetën

Ora tregon linjat atraktive

Ora tregon linjat atraktive

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Australi: Qytetarët do t’i përfitojnë nga 40 mijë dollarë për ndërtimin e shtëpive shkaku i krizës

Australi: Qytetarët do t’i përfitojnë nga 40 mijë dollarë për ndërtimin e shtëpive shkaku i krizës

Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga Covid-19

Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga Covid-19

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Gjilani parasheh investime me partneritet publiko-privat për palestrën sportive, opozita ka vërejtje

Gjilani parasheh investime me partneritet publiko-privat për palestrën sportive, opozita ka vërejtje

Kryetari i Presidencës së Bosnjës përshendet Kurtin për heqjen e taksës 100%

Kryetari i Presidencës së Bosnjës përshendet Kurtin për heqjen e taksës 100%