UEFA e nderon Vokrrin me një minutë heshtje para takimit me anëtarët e këtij asociacioni

13.06.2018 04:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
UEFA e nderon Vokrrin me një minutë heshtje para takimit me anëtarët e këtij asociacioni

Zëvendëspresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe menaxheri i licencimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë Kosovën në Kongresin e FIFA-s dhe në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Derisa punimet e Kongresit të FIFA-s do të mbahen nesër në orën 9:00, sot (e martë) presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbajtur një takim paraprak me të gjithë anëtarët e këtij asociacioni.

(Foto’: FFK)

Ky takim ka nisur me një minutë heshtje në nderim të presidentit Fadil Vokrri, derisa presidenti i UEFA-s e ka kujtuar presidentin e FFK-së me fjalët më të mira, si një njeri të jashtëzakonshëm, futbollist kulminant dhe si punëtor të madh e vizionar për zhvillimin e futbollit kosovar.

Krahas ngushëllimit për humbjen e Vokrrit, Ceferin shprehu gatishmëri dhe përkrahje maksimale për të vazhduar rrugën e presidentit Fadil Vokrri nga bashkëpunëtorët për zhvillimin e futbollit, organizimin e federatës dhe përfundimin e projekteve që UEFA ka bërë për Kosovën – thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Foto: FFK)

Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendëspresidenti FFK-së, Agim Ademi, u zotua se bashkë me Komitetin Ekzekutiv, sekretarin gjeneral dhe strukturat e tjera të FFK-së do ta vazhdojnë rrugën e nisur për zhvillimin e futbollit të Kosovës, gjithmonë nën bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n.

Ndërkohë, delegacionin e FFK-së e ngushëlluan për humbjen e presidentit Vokrri të gjithë delegatët e federatave kombëtare që janë të pranishme në Moskë. Nesër në Kongresin e FIFA-s do të votohet për kandidaturën e Botërorit 2026, ku në garë janë kandidatura e përbashkët SHBA/Meksikë/Kanada dhe kandidatura e Marokut.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Elvana Gjata publikon foton seksi, e ëma e Oriola Marashit ka diçka për t'i thënë

Elvana Gjata publikon foton seksi, e ëma e Oriola Marashit ka diçka për t'i thënë

Ariu mbyllet në veturë dhe bllokon dyert, nevojitet të thyhet xhami për t’ia mundësuar daljen (Video)

Ariu mbyllet në veturë dhe bllokon dyert, nevojitet të thyhet xhami për t’ia mundësuar daljen (Video)

Maradona ndez gjithë argjentinasit, puth fanellën e Messit dhe lutet për fitore

Maradona ndez gjithë argjentinasit, puth fanellën e Messit dhe lutet për fitore

Kështu u flladitën këto 20 bukuroshe përvëluese në ditën e parë të verës

Kështu u flladitën këto 20 bukuroshe përvëluese në ditën e parë të verës

Këta janë artistët që do të performojnë në të njëjtën skenë me Dua Lipën

Këta janë artistët që do të performojnë në të njëjtën skenë me Dua Lipën

Erëza shëruese të cilat çdo gjelle ia përmirëson shijen: Pesë mënyra se si ta përdorni shafranin!

Erëza shëruese të cilat çdo gjelle ia përmirëson shijen: Pesë mënyra se si ta përdorni shafranin!

Martohet aktorja shqiptare, shikoni si duket me fustan nusëri

Martohet aktorja shqiptare, shikoni si duket me fustan nusëri

Ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Botëror, zbulohet shuma që gjyqtarët marrin në Rusia 2018

Ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Botëror, zbulohet shuma që gjyqtarët marrin në Rusia 2018

Familja pesënatëshe heq dorë nga jeta urbane për të jetuar në rulotë (Foto)

Familja pesënatëshe heq dorë nga jeta urbane për të jetuar në rulotë (Foto)

George Clooney dhe Amal janë solidarizuar me imigrantët duke dhuruar 10 milion dollarë

George Clooney dhe Amal janë solidarizuar me imigrantët duke dhuruar 10 milion dollarë

Tre lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Kupën e Botës, Ronaldo “me krahë” i prinë listës

Tre lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Kupën e Botës, Ronaldo “me krahë” i prinë listës

I la këto dy ushqime që krejt kosovarët i hanë, i humbi 5 kilogram brenda 9 muajve

I la këto dy ushqime që krejt kosovarët i hanë, i humbi 5 kilogram brenda 9 muajve

Armina ekspozon gjoksin, ja si duket me bikini! (Foto)

Armina ekspozon gjoksin, ja si duket me bikini! (Foto)

Takohen Juventus dhe PSG, bisedime për tre lojtarë

Takohen Juventus dhe PSG, bisedime për tre lojtarë

Bashkëshortja e aktorit të njohur zbulon pasionet e fshehta!

Bashkëshortja e aktorit të njohur zbulon pasionet e fshehta!

Formacionet zyrtare: Danimarka – Australia

Formacionet zyrtare: Danimarka – Australia