Uebsajtet e lajmeve do të humbasin 45% të trafikut nga Reforma Evropiane e të Drejtave të Autorit

E publikuar: 08/02/2019 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian duket i vendosur me reformën e kontestuar të drejtave të autorit. Negociatat mes shtyllave kryesore të Unionit kanë rinisur për të arritur një marrëveshje për versionin e finalizuar të ligjit që mund të implementohet në Mars ose Prill të këtij viti.

Shumë politikanë dhe kompani janë të shqetësuar për reformën përfshirë lojtarët e mëdhenj si Google. Kent Walker i Google për Çështjet Globale është një prej zërave më opozitarë.

Ai paralajmëron se Artikulli 11 dhe 13 mund të kenë efekte katastrofike për ekonominë kreative në Evropë duke ulur ndjeshëm ngarkimin e përmbajtjeve dhe shpërndarjen e lajmeve.

Artikulli 11 do të kufizojë ndjeshëm fuqinë grumbulluese të lajmeve. Sipas eksperimenteve të Google impakti i tij do të çojë në humbje të lartë trafiku për publikuesit e lajmeve. Sepse Artikulli 11 kërkon shfaqjen vetëm URL-ve të artikujve, fragmenteve të shkurtra të titujve kryesorë dhe jo imazhe paraprake për lajmet që merren nga publikuesit origjinalë.

Edhe eksperimenti më i lehtë sipas kërkesave të Artikullit 11 ku Google shfaqi titujt e publikimit, URL dhe imazhin e një videoje në rezultate kërkimi apo aplikacione lajmesh çoi në reduktim të trafikut me 45%.

Rreth reformës së të drejtave të autorit

Për ata që nuk janë të njohur me legjislacionin e ri të propozuar të Bashkimit Evropian, Reforma e Të Drejtave të Autorit në teori duhet të modernizojë legjislacionin e vjetër për të reflektuar realitetin dixhital që po jetojmë. Me pak fjalë të gjithë janë të kënaqur që ligji po rinovohet por shumica nuk janë dakord për mënyrën sesi duhet të ngjajë.

Kundërshtarët e propozimeve aktuale thonë se Artikulli 11 do të detyronte këdo që përdor copëza lajmi duhet të marrë një licencë nga publikuesi fillimisht duke nxjerrë jashtë loje të gjitha modelet aktuale të biznesit të gazetave online dhe aplikacioneve të lajmeve.

Artikulli 11 shihet si zgjidhja për të reduktuar influencën e kompanive të mëdha si Google duke i detyruar të kompensojnë publikuesit për pronësinë e tyre intelektuale që e rishpërndajnë përmes shërbimeve të tyre dhe jo më kot Google nuk e pëlqen.

Sakaq ka prej atyre kundërshtarëve të cilët argumentojnë se Artikullit 11 në të vërtetë po ndihmon publikuesit e mëdhenj dhe dëmton gazetarinë cilësore duke kërcënuar kështu lirinë e fjalës.

Franca dhe Gjermane e bëjnë Artikullin 13 edhe më keq

Një tjetër shqetësim i madh për kundërshtarët e propozimeve është Artikulli 13. Sipas tyre ai do të krijojë makineri censure ndërsa platformat do të detyrohen të krijojnë sistem monitorimi për të ndaluar shkeljen e të drejtave të autorit përpara se të ndodhë.

Po vetëm platformat e mëdha kanë resurset e duhura për të ofruar përmbajtje të cilat mund të komentohen dhe shpërndahen nga përdoruesit pa cenuar pronësinë intelektuale. Pavarësisht kësaj Google gjithashtu kundërshton implementimin e Artikullit 13 sepse sipas kompanisë mund të ketë pasoja të paparashikuara.

Në të vërtetë ekziston një shqetësim serioz se Artikulli 13 mund të çojë në censurë masive dhe kufizim të lirisë së shprehjes. Një ligj i ngjashëm u testua në Spanjë dhe Gjermani në 2014 po dështoi.

Prandaj njerëzit u gëzuan kur vendet anëtare nuk gjetën akordin për Artikullin 13 në fillim të vitit. Por artikujt rrezikohet të implementohet sepse Franca dhe Gjermania kërkojnë një version edhe më të ashpër të Artikullit 13.

A do të shndërrohet Reformat e Të drejtave të Autorit në ligj? Parlamenti Evropian vendos në Mars ose Prill. /PCWorld Albanian