Udhëtarët thyejnë dritaret për të hyrë në trenin e mbushur së tepërmi (Video)

E publikuar: 20/10/2017 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trenit të mbushur së tepërmi me pasagjerë, që nisej nga Cape Town i Afrikës së Jugut, i janë thyer dritaret nga disa persona që përpiqeshin të hynin brenda.

Më poshtë mund të shihni se si ata kanë qëndruar në tavan dhe të kapur për pjesë të ndryshme, vetëm që të shkojnë në punë, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë ata që ankohen se janë lodhur gjatë udhëtimit në mëngjes, mendoni një herë për këta udhëtarë”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Nuk është bërë e ditur, nëse ka pasur ndonjë aksident gjatë këtij udhëtimi të rrezikshëm. /Telegrafi/