UÇK merr përsipër sulmin me granatë në selinë e Qeverisë së Maqedonisë

E publikuar: 13/04/2015 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nxjerrë në sipërfaqe autorët e ngjajshëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e fundit.
Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjetë disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”, raporton Ina.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”. Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte pëbërë një skandal që pushtoi mediat.

Kjo është deklarata disa rreshta e lëshuar për mediat: