Turqia suspendon 12.000 oficerë të policisë

E publikuar: 04/10/2016 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet turke kanë suspenduar nga detyra 12 mijë e 801 oficerë të policisë për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar më 15 korrik.

Ky vendim vjen pas nisjes së një hetimi ndaj forcës policore nga ana e ministrisë së Brendshme turke, raporton transmetuesi turk CNN.

Ndërkohë, dje Qeveria turke e zgjati gjendjen emergjente dhe për tre muaj të tjerë.

Nga numri i përgjithshëm i oficerëve të suspenduar në gjithë vendin, dy mijë e 523 janë shefa të policisë.

Në total, forca policore turke numëron 250 mijë veta