Tufa e buajve i vërsulen luanit të vetmuar, kërkonin hakmarrje për “shokun” që ua kishte mbytur (Foto)

E publikuar: 29/06/2018 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tufë buajsh kishin vendosur t’i hakmerren një luani të vetmuar, i cili më herët ua kishte mbytur një “pjesëtar” të tyre.

Imazhet mbresëlënëse të shkrepura shfaqin luanin e rrethuar nga buajt që bënin të pamundurën që ta mbysnin, derisa ai po shikonte në të gjitha anët për të kërkuar një rrugë që do t’i ndihmonte t’i shpëtonte më të keqes, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht shtrihet në tokë dhe mbulohet me bar, por pasi që e kupton se e kanë vërejtur buajt, fillon të vrapoj duke shpresuar se nuk do ta pësojë nga brinjët e tyre të mprehtë.

Fotografitë janë shkrepur në parkun nacional Masai Mara në Keni nga fotografi Eric Baccega, i cili thotë se ndihet me fat që ishte në vendin dhe momentin e duhur. /Telegrafi/