Tri vite më parë kishte blerë shtëpi dhe 16.5 hektarë tokë, tani e kupton se brenda kësaj prone gjendet miniera e arit (Foto)

E publikuar: 06/07/2018 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Dulin nga Australia, tri vite më parë kishte blerë një pronë në Brisbane, dhe së fundmi derisa po inspektonte pronën e tij prej 16.5 hektarëve, zbuloi se posedon një thesar me flori – bëhet fjalë për një minierë të vogël ari.

“Askush nuk na kishte treguar për këtë. Një ditë e kemi zbuluar krejt rastësisht”, ka deklaruar Dulin, transmeton Telegrafi.

Pas kontrollit të detajuar të minierës, është konstatuar se është gjashtë metra e thellë. Dulin më pas vazhdoi me hulumtimet tjera në zonat përreth, ku zbuloi edhe disa miniera të vogla në kodra.

Dhe duke parë se prona e tij kushton shumë, vendosi ta shet për 1.3 milionë dollarë. /Telegrafi/