Thaçit i duhen patjetër 80 deputetë që të zgjidhet president (Video)

E publikuar: 21/02/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, e përfundon mandatin e saj më 7 prill të këtij viti.

Një muaj para 7 prillit, më 7 mars, duhet të dihet emri i ri i presidentit, raporton KTV.

Kështu parasheh afati kushtetues i përcaktuar. Megjithatë, qytetarët ende nuk e kanë të qartë se kush e zgjedh presidentin dhe kanë dilema për mënyrën se si ai zgjidhet.

Albert Krasniqi nga KDI-ja shpjegon se për zgjedhjen e tij ka disa faza e kushte.

Edhe kur të vijë faza e votimit në Kuvend, nevojitet kuorum, dhe votimi mund të shkojë deri në tri runde.

E nëse presidenti i ri nuk do të bëhet i ditur brenda fazës 60 ditore, në të cilën aktualisht kemi hyrë, Kuvendi shpërndahet, ndërsa për 45 ditë të ardhshme shkohet në zgjedhje të reja.