Thaçi e Pacolli takojn Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA’së

E publikuar: 20/09/2017 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në SHBA në një vizitë zyrtare. Ai dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimin me presidentin turk e ka bërë publik Thaçi në rrjetet sociale, duke thënë se ky takim ishte i shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti i Kosovës sonte pritet ta ketë edhe një takim më presidentin e SHBA’së, Donald Trump.