Thaçi: Janari, muaj i heroizmit dhe lavdisë për Kosovën

E publikuar: 11/01/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar muajin janar, si të heroizmit dhe lavdisë për Kosovën.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka përmendur rënien e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitin 1982.

“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982”, ka shkruar fillimisht Thaçi.

Presidenti gjithashtu foli edhe për rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Ata vlerësoi se ishin motiv shtesë, për brezat e tjerë për çlirimin e Kosovës.