Teuta Haxhiu tregon pse Haradinaj duhet të jetë president

E publikuar: 09/12/2020 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu ka deklaruar se është në interes të Kosovës që Ramush Haradinaj të jetë president.

Ajo në Prime Time, në Kanal 10 ka thënë se AAK ka dalë me një personalitet të njohur për postin e të parit të vendit, pasi që Haradinaj gjithmonë e ka dëshmuar veten se kur është interesi i vendit ai e ka lënë karrigen dhe pozitën.

“Mendoj që është koha e duhur dhe është në interes të Kosovës që Haradinaj të përballet me dialogun e pazgjidhur dhe të papërfunduar me Serbinë”, tha Haxhiu, duke shtuar se Haradinaj e ka dëshmuar dhe ka kërkuar që dialogu të jetë me garanci edhe nga SHBA.

“Pozita e tij si kryeministër e ka bërë të mundshme involvimin e SHBA-së ne dialog”, u shpreh Haxhiu.