Testohen 46 nga 63 punëtorët e KEK

E publikuar: 08/06/2020 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar masat mbrojtëse në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Dy nga nëntë kolegët tanë kanë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mire (pa simptoma) dhe stabile”, thuhet në kumtesë.

“Si rrjedhojë, tani e tutje në PRODHIM do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në MIRËMBAJTJE do të punohet në GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, thuhet në njoftim.