Terroristët s’do kenë sukses

E publikuar: 22/03/2016 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja Demokrate për Presidente të SHBA’së, Hillary Clinton, pas sulmeve terroriste që goditën sot Brukselin, ka deklaruar se aktet e terrorit nuk do të kenë sukses.
Ajo është zotuar se do të qëndrojë pranë aleatëve europianë të Amerikës.
“Sulmet e sotme vetëm sa do të forcojnë vendimin tonë për të qëndruar së bashku si aleatë dhe ta mposhtim terrorizmin e xhihadistët radikalë përreth botës”, ka thënë Clinton.