Të krishterët kundër Kim Kardashianit, ofendohen nga paraqitja e saj si Shën Maria (FOTO)

E publikuar: 22/04/2017 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli Kim Kardashina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Por së fundmi ajo është përballur me një sërë kritikash të ashpra nga besimtarët e fesë krishtere.
36 vjeçarja ka prezantuar së fundmi për ndjekësit e saj një paketë të re me “emoji” të reja për celularët iPhone, të cilat duken se nuk janë pritur aspak mirë nga fansat, pasi në njërën prej tyre ajo është shfaqur si Shën Maria. Shumica e ndjekësve të Kimit janë revoltuar me këtë paraqitje të saj duke shpërthyer me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale si: Facebook, Instagram dhe Twitter.

“E shpifur! Si një e krishterë që jam shumë e ofenduar nga kjo gjë! Nëse do ta dije kush është Shën Mëria, dhe çfarë simbolizon do të ishe shumë shumë e turpëruar”, shkruante njëra nga komentueset.

 Ndërkohë, shumë të tjerë e akuzuan 36 vjeçaren se gjithë këto përpjekje që po bën për të rënë sa më shumë në sy, po i bën thjeshtë për ca para më shumë, pasi familja e saj ka filluar të “përjetojë” një krizë, me rënien e shikueshmërisë së serialit dhe nxjerrjes së shtëpisë në shitje.Por pavarësisht këtyre komenteve negative, ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga vet Kim.