Të hënën Thaçi takon Hahnin, flasin për liberalizim të vizave

E publikuar: 12/04/2019 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën do të takohet me Komisionerin për Zgjërim dhe Fqinjësi të Mirë të BE-së, Johannes Hahn.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjithashtu, në konfirmimin e Zyrës për Informim të Presidencës thuhet se presidenti nuk merret me çështjen e taksës, shkruan Lajmi.net.

“Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave. Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në konfirmim.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn ishte për vizitë zyrtare në Beograd në fund të muajit mars.