Të gjithë i frikësohen Rexhep Selimit, veteran pa aplikuar

E publikuar: 21/04/2015 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai u bë veteran pa aplikuar fare. Ai e injoroi komisionin, por komisioni nuk guxoi ta injoronte atë.

Në listën e publikuar të politikanëve të cilët kanë marrë statusin e veteranit gjendet edhe Rexhep Selimi, tani deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Në këtë listë, Selimit i është shkruar emri e mbiemri, zona ku ka shërbyer në UÇK dhe statusi, por jo edhe numri i aplikacionit. Kjo i bie që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi nuk ka aplikuar fare për statusin e veteranit, e megjithatë ky status i është dhënë.

Me gjithë injorimin e procedurave dhe komisionit për verifikim, Rexhep Selimi sot gjendet në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/express/