Të famshmit me nivelin më të lartë të inteligjencës

E publikuar: 20/02/2017 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këta janë të famshmit ‘gjeni’, që kanë koeficientin e inteligjencës mbi mesataren, e madje disa edhe do ju befasojnë.

Kur mendojmë për personazhet publike, në përgjithësi nuk i klasifikojmë si gjenitë e kësaj bote. Në fund të fundit, nuk duhet të jesh edhe aq inteligjent për t’u bërë një yll, megjithëse duke konsideruar se sa para bëjnë ata, ndoshta janë më të mençur se sa na duken.

Këta janë disa nga të famshmit, niveli i inteligjencës së të cilëve mund edhe të ju befasojë, marrë parasysh karrierën që kanë zgjedhur.

12. Jodie Foster – aktorja fituese e çmimit Oscar ka nivelin e inteligjencës 132 dhe ka përfunsuar shkollën e mesme me arritjet më të larta akademike në shkollën Franceze. Ajo ka ndjekur universitetin e famshëm Yale dhe ka diplomuar në letërsi.

11. Nicole Kidman – Edhepse Kidman gati gjithmonë luan role të femrave jo fort të mençura, ajo është shumë ndryshe në jetën e përditshme. Nicole ka nivel të inteligjencës 132 dhe ka ndjekur kolegjin Viktorian të arteve në Melburn, Australi.

10. Arnold Schwartzenegger – Arnold nuk është zgjedhur guvernator vetëm për shkak të famës. Ajo gjithashtu ka nivelin e intelegjincës 135. Është e vështirë të besohet për një aktor i cili është shëndrruar në yll nga filmat aksion ku më shumë vlerësohen muskujt se truri.

9. Kesha – Ylli i muzikës pop, Kesha raportohet se ka bërë plot 1500 pikë në testin përfundimtar pas gjimnazit dhe të nevojshëm për t’u pranuar në universitet në Amerikë (SAT). Ajo ka nivelin e inteligjencës 140 dhe ka planifikuar të studiojë psikologjinë dhe fenë në Kolegjin Barnard parase të hyjë në botën e muzikës. Kesha tani shkruan këngë për kolegët e saj, shumica e të cilave shëndrrohen në superhite.

8. Maddona – Krijuesja e ‘Material Girl’ nuk njihet si e mençur e as nuk shfaqet ashtu, por duhet të jetë, pasi e ka nivelin 140, mjaftueshëm për t’u pranuar në shoqërinë Mensa, shoqëri ndërkombëtare e cila mbledh njerëzit me nivel të lartë të intelegjencës nga e gjithë bota.

7. Shakira – Shakira është edhe një yll i pop-it me nivel të lartë të inteligjencës, 140. Ajo madje ka qenë e ftuar për të folur në universitetin prestigjioz, Oxford.

6. Steve Martin – aktori e komediani Steve Martin ka nivelin e inteligjencës 142, ndërsa më befasues është fakti se ai parase të bëhej aktor dhe komedian, ka marrë master në Filozofi në Cal State dhe ka ëndërruar të bëhet profesor.5. Sharon Stone – edhe një aktore në listë, e kjo me një nivel vërtetë të lartë të ineligjencës, 154. Stone në moshën 15 vjeçare ka fituar bursë në universitetin Edinboro në Pensilvani dhe ka studiuar arte të bukura dhe shkrim kreativ.

4. Quentin Tarantino – nuk është aspak befasuese që gjeniu i filmave, regjisori Quention Tarantino ka nivel të lartë të inteligjencës, edhepse ka lënë shkollën e mesme. Por, është befasues fakti se ai ka nivelin e njëjtë me atë të shkencëtarit Stephen Hawking,160.

3. Dolph Lundgren – aktori i famshëm nga filmat ‘Rocky’ është ylli tjetër i aksionit i cili ka më shumë se vetëm muskujt e zhvilluar. Ai gjithashtu ka nivelin 160 dhe para se të bëhej yll i filmit, ai ka ndjekur mësimet në universitetin e Syndney në Australi dhe ka mbaruar master në ingjinierinë kimike. Atij më pas i është ofruar edhe një bursë speciale në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

2. James Wood – aktori James Woods ka arritur të bëjë 1580 pikë nga 1600 gjithsej në testin e SAT. Ai poashtu ka numrin e mahnitshëm të nivelit të inteligjencës 180. Me këtë ai ka fituar një bursë të plotë në MIT, por më vonë e ka lënë për të vazhduar me aktrimin. Ndonjëherë duhet të bëjmë çfarë vërtetë dashurojmë!

1. Masi Oka – i famshëm për rolin e tij të Hiro në serialin televiziv Heores, Masi Oka ka mundur të bëjë çfarëdo që ka dashur, pasi ka arritur numrin e nivelit të inteligjencës prej 189 kur ka bërë testin si fëmijë. Megjithatë, ai është shumë modest dhe pranon se është vetëm i mençur nga librat e jo ‘i mençuri i rrugëve’ dhe thotë se shumë shpesh harron gjëra.