Tayna i gëzohet edhe një tjetër suksesi

E publikuar: 17/07/2018 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep artistja e re Tayna ka ardhur fuqishëm në botën e muzikës shqiptare.
Suksesi i këngës ‘Columbiana’ e ka shtyer atë që karrierën muzikore dhe hitet e reja të mos i ndalë.

Pas këtij projekti muzikor Tayna erdhi me këngën ‘Shqipe’ dhe sot nëpërmjet Instagramit ka treguar se po i gëzohet edhe një tjetër suksesi. Kënga e saj ka arritur të kliohet 7 milion herë në Youtube dhe kjo dëshmon suksesin e garantuar të saj pasi të gjitha këngët që po i publikon publiku po i pëlqen.

Kujtojmë se kënga e saj e parë me të cilën debutoi në tregun muzikor shqiptar tani gëzon 14 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube. Kjo thuhej se ishte ‘diss’ për Rinën e kjo e fundit për ‘Mirage’ i ka thënë disa fjalë sa i përket pikërisht kësaj çështje.

Këtë intervistë poashtu përzgjedhjen e qytetarëve mes Rinës dhe Taynës ju sjellim në vazhdim.