Takoi vëllain e porsalindur, veprimi i dyvjeçarit është mbresëlënës (Video)

E publikuar: 17/01/2018 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e paemëruar nga Shtete e Bashkuara, filloi të qante kur fëmija saj i madh, e priti vëllain e porsalindur me fjalët ‘të dua’.

Derisa i qëndronte pranë, dyvjeçari kërcente nga gëzimi dhe ishte shumë i lumtur për beben, transmeton Telegrafi.

“A mundesh ta përqafosh”, dëgjohet një zë në sfond, që besohet të jetë babai i fëmijëve, ndërsa ai nuk heziton t’ia plotësonte kërkesën.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë konsideruar si të rralla meqë të vegjlit zakonisht i xhelozojnë dhe nuk i duan aspak  vëllezërit apo motrat e porsalindura. /Telegrafi/