Takimi emocional i pronares me qenin, që iu zhduk në mal (Video)

E publikuar: 01/01/2018 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jodi O’Shea po shëtiste në pjesën periferike të Norfolk në Anglisë, kur një krismë arme ia frikësoi qenin e saj Bear, i cili iku për tu fshehur.

Për dy ditë me radhë, askush nuk po mund ta gjende kafshën njëvjeçare, ndërsa në gjithë zonën ishin shpërndarë afishe, për të kërkuar ndihmën e banorëve, transmeton Telegrafi.

Pronarja nuk mund t’i mbante emocionet, kur u bashkua me Bear që kishte qëndruar i vetmuar në mot të ftohët.

Me këtë rast, po kërkohet që të ndalohet përdorimi i armëve sepse shqetësojnë kafshët dhe veprimet e tyre mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/